×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Australisë e merr vaksinën, të hënën fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 10:43

    Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit sot, ndërsa shteti po përgatitet për vaksinimin e popullatës në ditët në vijim, raporton BBC.


    Morrison është vaksinuar në prani të kamerave sot, për të ndihmuar që të rritet besimi i popullatës ndaj vaksinave anti-COVID.

    Vaksinimi zyrtarisht në Australi do të nisë të hënën dhe së paku 60 mijë doza pritet të jepen javën e ardhshme.

    Të shtunën, një grup i vogël i protestuesve anti-vaksinim janë mbledhur për të protestuar kundër kësaj fushate.

    Morrison ka qenë pjesë e një grupi të vogël të personave që është vaksinuar të dielën, së bashku me disa punonjës shëndetësorë dhe rezidentë në shtëpinë e kujdesit.

    “Nesër nisë programi ynë i vaksinimit, kështu që sot duam të dëshmojmë se është e sigurt dhe se është e rëndësishme dhe duhet të nisim të vaksinojmë ata që janë më të cenueshëm dhe punonjësit në vijën e frontit”, ka thënë Morrison.

    Personi i parë që është vaksinuar në Australi, ishte 85-vjeçarja Jane Malysiak.

    Vaksinimi në Australi fillimisht do të nisë me vaksinën e Pfizerit, që ka marrë aprovimin.

    Po ashtu është dhënë më herët këtë javë edhe aprovimi për përdorim të vaksinës së AstraZenecas/Oxfordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!