×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i këtij shteti jep dorëheqje për shkak të krizës së shkaktuar

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 15:50

    Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.


    Ai ka dorëzuar dorëheqjen, duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja parlamentare, pas krizës që ishte shkaktuar në Armeni si pasojë e luftës me Azerbajxhanin në Nagorno-Karabakh, raportojnë mediumet e huaja, transmeton Reporteri.net.

    “Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, unë sot kam dhënë ndorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor”, ka shkruar Pashinyan në llogarinë e tij në Facebook.

    Pashinyan do të ushtrojë detyrën e kryeministrit deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka deklaruar se planifikon të garojë në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!