Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sarec ka dhënë dorëheqjen duke bërë thirrje për zgjedhje të reja. Dorëheqja u bë sot, ndërkohë që koalicioni qeverisës po përballet me një ngërç politik. Ai tha se qeveria e tij, e cila është në pakicë, nuk është më e aftë të çojë përpara legjislacione të rëndësishme.
Deklarata e tij erdhi pak pas dorëheqjes së ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.
“Kam vepruar në mënyrë profesionale dhe transparente gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur për të marrë masa për të shtuar mirëqenien ndër breza të popullit tonë dhe rritur qëndrueshmërinë financiare afatmesme. Me këtë koalicion, me këtë gjendje në parlament, nuk mund t’i përmbush pritshmëritë e popullit. Do të kem mundësi ti përmbush pas zgjedhjeve” tha Sarec.
Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, do i duhet tashmë të fillojë konsultimet me partitë e ndryshme të përfaqësuara në parlament, për të parë nëse ndonjëra prej tyre është në kushte për të formuar qeverinë e re.
Sarec e nisi karrierën e tij si komedian përpara se të hynte në politikë. Ai krijoi një koalicion liberal, në krah të një partie të krahut të djathtë e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të qershor 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.