×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Spanjës: E arritëm pikun e COVID-19, tani fillon rikthimi në normalitet

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 16:07

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar sot se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Down”.


    Ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.

    Ai tha se gjithsesi nuk do të ketë një hap pas për Spanjën pasi është një periudha më e vështirë që ka kaluar Spanja prej gripi spanjoll të 1918. Por Sanchez paralajmëroi se nuk e di dhe vetë ai se në çfarë normaliteti do të rikthehet Spanja pasi deri tani ka pësuar 14 mijë e 792 vd ekje nga COVID-19, 148 mijë e 220 të infektuar, goditje të sistemit shëndetësor por dhe sektorit të turzimit që është baza e ekonomisë spanjolle.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!