Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha sot se Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Këngës në Eurovision, duke shprehur solidaritet me “popullin e Palestinës që po kalon nëpër padrejtësinë e luftës dhe bombardimeve”.
“Rusia nuk mori pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision fundjavën e kaluar për shkak të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, dhe as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë, sepse nuk mund të lejojmë standarde të dyfishta”, tha Sanchez.
Kontradiktat rreth pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision nuk mbaruan pas përfundimit të tij.
Transmetuesi publik spanjoll RTVE planifikon t’i kërkojë Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) të rishikojë votat e audiencës në përcaktimin se “cili vend fiton konkursin”.
Ky debat po mbështetet nga vende të tjera evropiane.
Gjatë finales së Festivalit të Këngës në Eurovision, përfaqësuesja izraelite Yuval Raphael mori më shumë vota nga publiku (297), pavarësisht faktit se ajo mori vetëm 60 pikë nga juria. Si rezultat, Izraeli zuri vendin e dytë, menjëherë pas Austrisë.
@aljazeeraenglish Spanish Prime Minister Pedro Sánchez says #Israel should be excluded from the Eurovision Song Contest over its war in #Gaza. His comments follow protests against Israel’s participation at last weekend’s event in #Switzerland, in which Israel finished second behind #Austria. #Spain #News ♬ original sound – Al Jazeera English
Sipas RTVE, sistemi i votimit publik në Festivalin e Këngës në Eurovision është ndërprerë vitet e fundit nga “konfliktet e luftës” në Gaza dhe Ukrainë, gjë që ka bërë që konkursi evropian të “humbë thelbin e tij kulturor”.
Delegacioni spanjoll u kërkoi gjithashtu organizatorëve të Eurovisionit të publikonin “sa vota mori secili vend në Spanjë” – gjë që është përgjegjësi ekskluzive e EBU-së.
Eurovision ka dy sisteme votimi. Një juri profesionale nga secili vend kontribuon me 50 përqind, ndërsa votimi i publikut përbën 50 përqindëshin e mbetur.
Njerëzit mund të votojnë nëpërmjet telefonatës, SMS-ve, faqes zyrtare të internetit ose aplikacionit. Vitet e fundit, votimi online ka qenë i mundur edhe nga vendet që nuk marrin pjesë në konkurs. /Telegrafi/