Kabineti i ri i Boris Johnson do të mblidhet për herë të parë mëngjesin e sotëm, përpara se kryeministri i ri britanik t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.
Dominic Raab dhe Priti Patel u kthyen në qeveri. I pari si sekretar i Jashtëm, ndërsa e dyta si sekretare e Brendshme.Më shumë se gjysma e kabinetit të Theresa May, duke përfshirë edhe Jeremy Hunt rivalin e kryeministrit Johnson, u larguan ose u shkarkuan.
Kabineti i Boris do të përbëhet nga 31 ministra, nga 29 sa ishin. 26% prej tyre do të jenë femra, që është rënie e pjesëmarrjes së grave në krahasim me kabinetin e May në të cilin ishin 31% femra.Mosha mesatare do të jetë 48-vjeç nga 51-vjeç sa ishte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.