×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Ukrainës ka lajmëruar se do të dorëhiqet nesër

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 14:14

    Kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman, ka lajmëruar se do të japë zyrtarisht dorëheqjen.


    Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri në një konferencë të transmetuar nga televizioni 112 në Ukrainë, ku tregoi se kërkesa për dorëheqje do të paraqitet në seancën parlamentare që do të mbahet nesër.

    Në deklaratën e tij, kryeministri ka thënë: “Unë do doja të theksoja se gjatë tre viteve të punës sime në qeveri, nuk ndihem i turpëruar pasi kam arritur të mbaj përgjegjësitë e mia, dhe bashkë me ekipin tim kemi përballuar sfidat dhe krizat me të cilat u përballëm”.

    Dorëheqja e tij vjen pak orë pasi u betua presidenti i ri Zelensky, i cili u zotua se do të shpërndajë parlamentin, duke kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!