×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri italian: Në vitin e ri hyjmë me një bagazh të rëndë, por e gjithë kjo dhimbje nuk e zbeh dritën e shpresës

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 21:16

    Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte,  një prej vendeve mqë e pësoi më së shumti nga Covid-19, ka uruar Vitin e Ri. Ai ka dhënë një mesazh shpresedhe ka treguar dhimbjen që ka kaluar ky vend.


    Kemi jetuar një vit të vështirë. Shumë të vështirë. Jemi përballur dhe po përballemi me një provë shumë të vështirë. Shumë prej nesh kanë humbur afeksionet tona më të dashura. Një brez i tërë që rindërtoi Italinë pas luftës dhe kontribuoi në “mrekullinë ekonomike” u shkatërrua.

    Ne e kemi njohur dhimbjen e humbjes së miqve, të njerëzve që punonin me ne çdo ditë, krah për krah.

    Jemi thirrur të bëjmë sakrifica që nuk i kemi imagjinuar kurrë. Kemi përjetuar vuajtje dhe kufizime të lirive që mbase nuk do të kishim menduar as në mënyrë abstrakte.

    Në vitin e ri hyjmë me një bagazh të rëndë, plagë që nuk do të mund ta shërojmë. Por e gjithë kjo dhimbje, kjo vuajtje nuk mjafton për të zbehur dritën e shpresës.

    Kemi përjetuar momente të unitetit të madh. Kemi prekur me duar shpirtin e solidaritetit të shumë njerëzve që kanë qëndruar të patrembur në vijën e frontit. Kemi parë ndjenjën e përgjegjësisë së shumë qytetarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në të mirën e përbashkët thjesht duke respektuar rregullat. Të gjithë u kapëm për dore së bashku, ndërsa qëndronim larg.

    Nuk do ta harrojmë vitin 2020. Por tani është koha të rimarrim jetën, të punojmë për të rikrijuar një shoqëri më të mirë. Viti i ri duhet të jetë viti i shpengimit. Secili prej nesh do të bëjë pjesën e vet dhe të gjithë do të punojmë së bashku për të rimarrë dhe rindezur Italinë.

    Gëzuar 2021 për të gjithë italianët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!