×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri italian: Po përballemi me krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 10:27

    Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se vendi i tij është duke u përballur me krizën më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.


    Këtë deklaratë ai e bëri në orët e vona të së shtunës gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion. Me këtë rast, ai bëri të ditur se të gjitha bizneset duhet të mbyllen deri më 3 prill për shkak të përhapjes së madhe të virusit të ri.

    Italia tanimë ka marrë vendim për mbylljen e fabrikave të produkteve që nuk janë elementare për mbijetesë dhe e ka pranuar një ndihmë nga ushtria ruse, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Vetëm të shtunën, në Itali u regjistruan 793 viktima të reja të koronavirusit. Kjo ishte shifra më e madhe ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

    Me gjendje të rëndë janë duke u përballur edhe disa vende të tjera Evropiane, përfshirë Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë para disa ditëve deklaroi se Evropa është epiqendra e re e virusit Covid-19, pas përhapjes fillestare në Kinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!