×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Kryeministri izraelit: Lufta kundër Hamasit “mund të jetë një luftë e gjatë”

    Reporteri
    24 Tetor 2023 | 13:06

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta e vendit të tij kundër Hamasit “mund të jetë një luftë e gjatë”, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Izraeli i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant nisi një sulm brutal terrorist ndaj Izraelit që vrau më shumë se 1400 njerëz.

    Nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i tha CNN se qëllimi i ushtrisë izraelite është: “Të godasë Hamasin dhe t’i parandalojë ata që të mos jenë në gjendje të na sulmojnë përsëri.”

    Në një konferencë për media në Jerusalem, të martën, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu theksoi nevojën për të mposhtur Hamasin derisa shtoi ose “ne të gjithë do të humbasim”.

    Netanyahu paralajmëroi se Hamasi do të paraqiste gjithashtu një kërcënim për Evropën.

    Ai gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimit të Macron për Hezbollahun, grupi militant islamik i mbështetur nga Irani që dominon Libanin jugor, që të mos bashkohet me luftën. Ai tha se Hezbollahu do të “pendohej” për të hyrë në konflikt.

    “Shpresoj që ata t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit tonë. Ata do të vuajnë pasoja të tmerrshme,” tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!