×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri kanadez bën iftar me qindra besimtarë myslimanë

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 8:40

    Kryeministri i Kanadasë, Justin Pierre James Trudeau përtej seriozitetit dhe maturisë që ka për shkak të detyrës së tij, shpesh zgjedh të bëhet një me popullin, duke u ‘zhveshur’ nga serioziteti i postit për t’u humanizuar në ritualet fetare të njerëzve të tij.


    Në një foto e cila po bënë xhiron e rrjetit Justin Pierre James Trudeau është i veshur me rrobat që mbajnë meshkujt e fesë myslimane.

    I ulur këmbëkryq, modestisht i rrethuar nga shumë njerëz duket se kryeministri është duke falur Iftarin me të tjerë besimtarë mysliman.

    Kujtojmë që ende jemi në muajin e shenjtë të Ramanzanit ku të gjithë besimtarët mysliman nga e gjithë bota agjërojnë në emër të Zotit, për t’u pranuar kështu agjërimi, pastrimi i shpirtit e trupit dhe larja e gjithë mëkateve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!