×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri rus infektohet me Coronavirus, Putin e zëvendëson menjëherë

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 20:08

    Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është prekur nga Covid-19. Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare shkruhet se Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin të enjten se ai ishte diagnostikuar me Coronavirus.


    Duke folur në një takim televiziv, Mishustin sugjeroi që Zëvendës Kryeministri i Parë Andrey Belousov duhet të shërbejë tashmë si kryeministër në mungesë të tij. Putin mbështeti propozimin e tij.

    Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste me covid-19 dhe 1,073 vdekje të shkaktuara nga virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!