×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Kryeministri sllovak Fico shfaqet publikisht javë pas plagosjes, ka një mesazh për atentatorin

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 20:18

    Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tre javë më parë.

    Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook sot, përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.

    Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislavë.

    Fico, viktimë e mjegullës politike që e krijoi vetë

    Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjenë “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit.

    “Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!