×
  • Lajme
  • Botë / LAJMI I FUNDIT

    Kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, po dërgohet i plagosur në spital

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 15:31

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raportojnë mediat lokale sllovake, transmeton The Guardian.

    Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.

    Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.

    Kryeministri sllovak, sipas mediave ndërkombëtare, u qëllua me armë zjarri në bark, ndërsa mediat lokale në Sllovaki raportojnë edhe për plagë në gjoks dhe gjymtyrë.

    Ngjarja ka ndodhur pasi Fico po dilte nga një mbledhje e Qeverisë.

    Një dëshmitar i tha “Reuters” se fillimisht dëgjoi disa të shtëna dhe me pas pa një burrë të arrestuar nga policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!