×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi fizik

    Kryeministrja daneze sulmohet në Kopenhagë

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 22:41

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar nga një person në Kopenhagë të premten mbrëma, ka njoftuar zyra e saj, shkruan CNN.

    “Kryeministrja Mette Frederiksne është goditur nga një person të premten në mbrëmje në Kultorvet (sheshi publik) në Kopenhagë. I dyshuari është arrestuar menjëherë”, thuhej në njoftim.

    Në këtë njoftim thuhej se Frederiksen “është e tmerruar nga ky incident”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina ka qenë e para që ka reaguar ndaj këtij sulmi.

    “Thellësisht e tmerruar nga sulmi ndaj koleges dhe mikes time, kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen”, ka shkruar Silina në rrjetin social “X”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!