×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja e Estonisë në listën e të kërkuarve nga Rusia

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 15:28

    Kryeministrja e Estonisë është në listën e personave të kërkuar nga Rusia për shkak të përpjekjeve të saj që të heqë monumentet e periudhës sovjetike në shtetin e saj, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Zyrtarët kanë deklaruar se ky vendim i Rusisë ka ngritur tensionet mes shtetit rus dhe Perëndimit në kohën e luftës në Ukrainë.

    Emri i kryeministres estoneze Kaja Kallas ishte shfaqur në listën e personave të kërkuar për akuza kriminale nga ministria ruse e punëve të brendshme. Në këtë listë janë të përfshirë një numër i madh zyrtarësh nga shtetet tjera baltike.

    Estonia dhe shtetet tjera anëtare të NATO-s, Letonia dhe Lituania kanë hequr monumentet të cilat janë cilësuar si trashëgimi e padëshiruar e pushtimit sovjetik të këtyre shteteve.

    Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës para dy vjetësh, numër i madh i monumenteve të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, janë hequr në Poloni dhe në Republikën Çeke.

    Moska ka kundërshtuar heqjen e këtyre monumenteve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!