×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja franceze Élisabeth Borne jep dorëheqjen

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 18:43

    Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë.

    Kjo vjen mes raportimeve se presidenti Emmanuel Macron është gati të riorganizojë ekipin e tij të lartë përpara zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen më vonë këtë vit, shkruan Reporteri.net.

    Në një deklaratë, Macron tha se zonja Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë.

    Nuk dihet ende se kush do të emërohet si pasardhës i saj./BCC/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!