Policia në Norvegji tha se ka nisur të marrë në pyetje kryeministren Erna Solberg, pasi kjo e fundit pranoi se ka shkelur rregullat kundër përhapjes së coronavirusit, gjatë një udhëtimi për ditëlindje.
“Kemi nisur një hetim dhe ai përfshin marrjen në pyetje të kryeministres”, tha inspektori i policisë, Per Morten Sending, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai tha se marrja në pyetje nuk ka përfunduar ende dhe se policia planifikon t’i përfundojë hetimet këtë javë.
Shkelja e rregullit për distancë sociale në Norvegji mund të dënohet me gjobë.
Kryeministrja Solberg ka qenë me 13 vetë të tjerë në një restorant në qytetin Geilo në fund të shkurtit, për të festuar ditëlindjen e 60-të.
Ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se dhjetë persona, janë të ndaluara në Norvegji, për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Të premten e kaluar, Solberg ka kërkuar falje për veprimet e saj, duke thënë se ajo beson se udhëtimi në restorant është bërë “në përputhje me udhëzimet për coronavirusin”.
“Kemi qenë në një restorant, ku kemi rezervuar tri tavolina të ndara dhe kemi mbajtur distancën”, ka thënë Solberg.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Norvegjia ka regjistruar mbi 88,000 raste me coronavirus dhe 649 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.