×
  • Lajme
  • Botë

    Kryetari i Londrës: Trump nuk është kategori e Obamas e Bushit, s’meriton tepih të kuq

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 14:51

    Para vizitës shtetërore të presidentit Trump në Britani të Madhe më 3 qershor, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, thotë se nuk beson që udhëheqësi amerikan është i kategorisë së njëjtë me dy paraardhësit e tij dhe nuk meriton të respektohet me vizita të këtij niveli.


    “Sigurisht që duhet të kemi marrëdhënie të ngushtë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, por nuk do të duhej t’ia shtrojmë tepihun e kuq, nuk do të duhej të organizojmë gosti shtetërore. Historia na mëson se vetëm dy presidentë kanë bërë vizitë shtetërore. Presidenti Trump nuk është i kategorisë së njëjtë me ta”, tha Khan.

    Presidenti amerikan e kishte vizituar Britaninë e Madhe në korrik të vitit të kaluar, por ajo nuk ishte cilësuar si vizitë shtetërore, ndonëse ishte takuar me mbretëreshën Elizabetë në kështjellën “Windsor”.

    Komentet e kryetarit të Londrës e pasqyrojnë skepticizmin e gjerë për administratën e Trumpit në kryeqytetin britanik. Kjo deklaratë rrit mundësinë që presidenti amerikan, i cili e ka kritikuar dhe fyer kryetarin e Londrës më parë, të hakmerret përmes përsëritjes së luftës së fjalëve, e cila do ta bënte vizitën e tij edhe më kundërthënëse.

    Kryeministrja britanike, Theresa May, ia bëri ftesën për vizitë shtetërore presidentit amerikan gjatë vizitës së saj në Uashington në janar të vitit 2017, vetëm disa ditë pasi e kishte nisur punën në pozitën më të lartë të shtetit, shkruan “The Washington Post”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!