Qeveria federale e SHBA-së do të rifillojë ekzekutimin e të burgosurve me vdekje pas një ndalimi 16-vjeçar.
Prokurori i Përgjithshëm William Barr urdhëroi Byronë e Burgjeve (BOP) për të caktuar ekzekutimet e pesë të burgosurve.
Barr tha se të pestë të burgosurit ishin dënuar për vrasje ose përdhunime të fëmijëve apo të moshuarve.
Ekzekutimet janë planifikuar për dhjetor 2019 dhe janar 2020.
Prokurori u shpreh në një deklaratë se “Departamenti i Drejtësisë mbështet sundimin e ligjit dhe ne i detyrohemi viktimave dhe familjeve të tyre për të vazhduar dënimin e vendosur nga sistemi ynë i drejtësisë.”
Ka 62 të burgosur në rreshtin e të dënuarve me vdekje, por ekzekutimi i fundit federal ishte në vitin 2003.
Barr tha se ekzekutimet do të rifillojnë me vdekjen e pesë të burgosurve të dënuar për vrasjen dhe në disa raste torturimin dhe përdhunimin e fëmijëve dhe të moshuarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.