×
  • Lajme
  • Botë

    Kujt do t’ia kishte marrë mendja: Gjysma e kokainës në Evropë hynë nga një shtet që askush s’do ta besonte

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 21:18

    Portet belge importojnë gjysmën e kokainës që hyn në Evropë, njoftoi gazeta belge “Le Soir” duke u bazuar në konfiskimet e realizuara nga Programi i Kontrollit të Kontejnerëve (CCP).


    Programi i Kombeve të Bashkuara është i pranishëm në 15 shtete të Amerikës së Jugut dhe në vitin 2019 ka arritur të sekuestrojë 77 tonë kokainë, 50% më shumë se një vit më parë.

    ”Le Soir” intervistoi liderin belg të CCP-së, Bob Van den Berghe i cili sqaroi se nga 77 tonët, 63 ishin të destinuara për në Europë dhe gjysma 31 tonë zbarkuan në portet belge të Zeebruzhit dhe të Antverpës.

    Në tregun e shitjes me pakicë, 63 tonët kapin një vlerë prej të paktën 3,5 miliardë dollarë.

    CCP nuk është e vendosur në të gjithë portet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!