Është krenaria e Parisit dhe një prej atraksioneve më të njohura në botë. Por kulla Eifel ka nevojë të menjëhershme për riparim. Struktura e lartë prej çeliku që dominon qytetin e dritave thuhet të jetë në gjendje të mjerueshme dhe është mbuluar nga ndryshku.
Por në vend të punës riparuese, do t’i nënshtrohet një lyerje kozmetike prej 60 milionë dollarëshe në prag të lojërave olimpike të 2024 në Paris. Kjo bëhet e ditur në një raport konfidencial të cituar nga revista franceze Marianne.
Është hera e 20 që kulla i nënshtrohet lyerjes. Me lartësinë e 324 metrave, ajo u ndërtua nga Gustave Eiffel në fund të shekullit të 19-të.
Një menaxher i paidentifikuar pranë monumentit tha për revistën franceze se nëse Eiffel do ta vizitonte tani veprën e tij, do të pësonte një infarkt.
Kompania që mbikëqyr kullën nuk ka komentuar ende mbi raportimet. Atraksioni vizitohet çdo vit nga rreth 6 milionë turistë dhe autoritetet hezitojnë të mbyllin për riparimet e nevojshme për shkak të të ardhurave të mëdha që do humbnin si pasojë e turistëve të munguar./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.