Italia është shteti më i prekur në Evropë nga koronavirusi.
Thuajse çdo ditë raportohet për qindra persona të vdekur e qindra të tjerë të infektuar, ndërsa i gjithë shteti është në karantinë.
Në bazë të të dhënave të fundit të publikuara nga mediat italiane, numri i shtrimeve në spital do të vazhdojë për një kohë të gjatë, por kulmi pritet të jetë data 26 mars.
Sipas raportimeve, shërimet dhe vdekjet do të rriten, dhe deri në fund të muajit ato do të stabilizohen në 500 vdekje në ditë dhe 550 shërime, shkruan Reporteri.net.
Më tej thuhet se infeksionet e reja do të bien në mënyrë dramatike në fund të marsit, dhe pastaj zero do të jenë në muajin në prill. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.