×
  • Lajme
  • Botë / Rritet bilanci i viktimave te të dy palët

    Kundërpërgjigjet Izraeli, raportohet për 189 palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 16:57

    198 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës, raportoi Reuters.

    Sulmi ndaj Izraelit nga Gaza përfshiu një breshëri masive raketash, si dhe njerëz të armatosur që depërtuan në territorin izraelit – dhe gjithashtu operacione detare.

    Ushtria izraelite tani thotë se forcat e saj detare kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që po udhëtonin mbi ujë për të hyrë në vend, sipas Reuters.

    Zyrtarët izraelitë thanë më parë se kishte “infiltrim nga paragliderët, deti dhe toka”.

    Kanali 12 i Izraelit ka raportuar se të paktën 100 izraelitë janë vrarë. Kjo shifër u rrit meqë më parë u rapotua për 40 të vrarë.

    “Ne jemi në luftë”, ka thënë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, pas një sulmi të papritur palestinez në orët e para të së shtunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!