×
  • Lajme
  • Botë / Detajet

    Kur dhe pse SHBA-ja e Rusia i prishën raportet – Çfarë thotë historia?

    Reporteri
    10 Shkurt 2024 | 8:15

    Për më shumë se 200 vjet, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndarë një marrëdhënie diplomatike të shumë-anshme, në një moment duke ndarë edhe një kufi tokësor kur Rusia kishte një vendbanim në Fort Ross të Kalifornisë.

    Gjatë kësaj periudhe, të dyja vendet kanë konkurruar për ndikim politik dhe ekonomik dhe kanë bashkëpunuar për të përballuar sfidat e ndërsjella globale.

    Në vitin 2007, organizatat private dhe qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi shënuan dyqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike me ngjarje që ilustrojnë thellësinë dhe historinë e marrëdhënieve.

    Shitja e Alaskës nga Rusia tek qeveria amerikane në mesin e shekullit të 19-të shënoi një periudhë aktive që përfshinte sipërmarrjet e përbashkëta tregtare dhe mbështetjen ruse për Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile Amerikane.

    Duke synuar që Rusisë t’ia ndërpriste tregtinë në brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut, SHBA-ja më 30 mars të vitit 1867 mori vendim t’ia blinte Alaskën. Asaj i kushtoi hiç më shumë se 7.2 milionë dollarë.

    Fillimi i shekullit të 20-të pa marrëdhënie ndonjëherë të tensionuara, por të dyja vendet vazhduan të bisedonin dhe, nganjëherë, të bashkëpunonin.

    Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk e njohën Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1933, SHBA-ja iu dha ndihmë humanitare viktimave të urisë së viteve 1921-1923.

    Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, sovjetikët dhe amerikanët u bashkuan kundër një armiku të përbashkët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Bashkimi Sovjetik mori pjesë në programin Lend-Lease, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara u siguruan aleatëve furnizime.

    Ajo periudhë përfundoi me fillimin e Luftës së Ftohtë, pasi aleancat ushtarake amerikane dhe ruse kundërshtuan njëra-tjetrën në Evropë dhe në mbarë globin. Megjithatë, shkëmbimet kulturore, sportive, shkencore dhe arsimore dhe samitet që çuan në traktate të rëndësishme të kontrollit të armëve, i mbajtën linjat e komunikimit të hapura. Astronautët amerikanë dhe sovjetikë madje dolën në hapësirë së bashku në misionin Apollo-Soyuz të vitit 1975.

    Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, marrëdhënia SHBA-Rusi mori një dimension të ri.

    Nuk është për t’u habitur që mbeten çështje për të cilat dy qeveritë nuk bien dakord.

    Edhe pas mbi 200 vjetëve, marrëdhëniet SHBA-Rusi vazhdojnë të evoluojnë në mënyra të pritura dhe të papritura.

    Duke marrë parasysh edhe situatën e tanishme të luftës në Ukrainë, raportet mes tyre janë përkeqësuar edhe më shumë, saqë është përmendur edhe një luftë tjetër masive.

    Liderët perëndimorë, përfshirë një zyrtar të NATO-s nuk kanë përjashtuar mundësinë e një lufte gjithpërfshirëse me Rusinë.

    Donald Trump, që synon të kthehet si President në Shtëpinë e Bardhë pati thënë se luftën mes Ukrainës dhe Rusisë do ta përmbyllte brenda 24 orëve.

    Së fundmi, gazetari kontrovers amerikan Tucker Carlson bëri bujë me intervistimin e presidentit rus. Putin u intervistua për herë të parë nga një gazetar perëndimor, dy vjet pasi nisi pushtimin e Ukrainës.

    Aty Putini deklaroi se Rusia ka kërkuar të normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në. /Telegrafi/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!