Ka kaluar gati një javë që kur prushi i parë ndezi disa nga zjarret më vdekjeprurëse që Kalifornia ka parë ndonjëherë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Dhe në ditët që pasuan, qytetarëve të Los Angeles u është dashur të përballen me të qëndruarit në gatishmëri të lartë.
Tani, me flakët e Palisades dhe zjarrin pranë Eaton, të cilët ende janë kryesisht të pakontrolluar, erërat e forta të Santa Ana kërcënojnë t’i zgjerojnë ato flakë apo edhe të fillojnë të reja.
Kur do të marrin fund këto zjarre? Dhe çfarë u duhet zjarrfikësve për të marrë në dorë situatën?
“Ne kemi nevojë për nënën natyrë që të na japë një pushim”, tha zëvendës shefi Brice Bennett i Cal Fire për CNN të dielën.
“Kemi zjarrfikës. Ne kemi ujin. Na duhet kohë”, shtoi ai.
CNN shkruan se “kur këto zjarre mund të mbarojnë është vetëm një pjesë e ekuacionit – pyetja afatgjatë se si të rikthehemi nga shkatërrimi i zjarrtë në një botë me katastrofa ekstreme të motit nuk ka zgjidhje të kënaqshme.
Në të ardhmen e afërt, përpjekja për të vlerësuar se kur do të frenohen zjarret është kryesisht supozim dhe varet nga faktorë të rrjedhshëm si terreni dhe efektiviteti i zjarrfikësve. Megjithatë, faktorët kryesorë janë të qartë: era dhe shiu, ose mungesa e tyre./CNN/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.