×
  • Lajme
  • Botë

    Kurorëzimi i mbretit Charles: Mbi 2000 pjesëmarrës në ceremoni

    Reporteri
    01 Maj 2023 | 22:58

    Më shumë se 2200 njerëz do të marrin pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, njoftoi sot Pallati Buckingham.

    Këto përfshijnë përfaqësues ndërkombëtarë nga 203 vende, komunitete dhe organizata.

    Charles, i cili u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Commonëealth (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda, dhe St. Belize).

    Në shërbimin në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj do të marrin pjesë edhe fitues të çmimit Nobel, përfaqësues fetarë, krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm, tha Pallati.

    Përveç këtyre të ftuarve, 400 të rinj që përfaqësojnë organizata bamirësie do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit dhe procesionet nëpër Kishën e Shën Margaretës, pranë Avaio.

    Në kurorëzimin e mbretit Charles nuk do të marrë pjesë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pavarësisht një ftese.

    Megjithatë, Zonja e Parë, Jill Biden do të jetë pjesë e ceremonisë e cila do të mbahet me 6 maj.

    Vendimi i Biden për të mos marrë pjesë thuhet të jetë rezultat i dëshirës së tij për të mos thyer një traditë e cila kërkon që presidentët e SHBA-ve të mos marrin pjesë në ngjarje të tilla si kurorëzimi pasi që SHBA ka qenë e sunduar nga Mbretëria e Bashkuar.

    Asnjë President që kur SHBA u shkëput nga sundimi britanik më 4 korrik 1776 nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e një monarku britanik.

    Një ditë pas ceremonisë së Kurorëzimit, më 7 maj, turma njerëzish do të marrin pjesë në Koncertin e Kurorëzimit, në të cilin Tom Cruise do të ketë një paraqitje virtuale në Kështjellën Windsor me Take That, Lionel Richie dhe Katy Perry.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!