Pas Liderit Suprem, Qasem Soleimani renditej si figura më e fuqishme në republikën Islamike.
Kreu i ushtrisë së njohur si Forcat Quds, Soleimani ishte organizatori i aktiviteteve të këtij shteti në Lindjen e Mesme, si dhe ishte ministri i vërtet i jashtëm kur vinte puna te lufta apo paqja, raporton BBC.
Ai konsiderohej si arkitekti i Presidentit sirian al-Assadit në luftën kundër rebelëve në Siri, rritjes së paramilitarëve pro-iranian në Irak, luftën kundër grupit të Shtetit Islamik e shumë luftërave të tjera, transmeton Koha.net.
Soleimani gjatë viteve të fundit ka jetuar nën ‘hije’ duke udhëhequr operacione të fshehta për të arritur popullaritet e famë në Iran si dhe ishte subjekt i disa dokumentarëve, raportimeve të lajmeve e madje edhe i një kënge.
Pentagoni sot ka deklaruar se ka kryer një operacion të suksesshëm duke vrarë atë, nën direktivat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.