×
  • Lajme
  • Botë

    Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 10:20

    George Floyd 46 vjeç, lindi në Karolinën e Veriut dhe u rrit në Houston të Teksasit, ku si i ri ishte sportist i mirë, kryesisht merrej me futboll dhe bastketboll.


    Ai u transferua në Minesota gjashtë vjet më parë, ku ai punoi si roje sigurie në klubet e natës dhe restorante. Miqtë e tij e  përshkruajnë si të ngathët dhe të butë, transmeton Reporteri.

    Ai kishte dy vajza, nga mosha 6 dhe 22 vjeç që jetojnë në Teksas.

    Floyd humbi punën për shkak të pandemisë dhe respektoi masat e lëvizjes së kufizuar.

    Më 25 maj, Floyd dëshironte të blinte cigare në një dyqan lokal dhe i dha shitësit një faturë prej 20 dollarëshe për to. Shitësi mendoi se kartëmonedha ishte false kështu që ai e thirri policinë.

    Katër policë dolën në vendngjarje dhe gjetën Floydin të ulur në makinë “nën ndikimin” e një substance që nuk është emërtuar, me gjasë alkool. Të paktën kështu ka thënë policia në raport.

    Informacioni për arrestimin është kontradiktor. Policia pretendon se ai i rezistoi arrestimit dhe se ai u nxor me forcë nga makina dhe u dërgua në makinën e policisë. Disa dëshmitarë okularë pohojnë se nuk e panë atë të rezistonte, teori që e mbështetsin edhe videot.

    Më në fund u nxor nga makina nga oficeri i policisë Derek Chauvin. Të gjitha regjistrimet tregojnë se Floyd u rrëzua dy herë rrugës për në makinën e policisë, ku u shoqërua nga katër oficerë policie. Ata e prangosën atë, por gjoja ai kundërshtoi të futej në makinë.

    George Floyd vdiq nga asfiksia,” ky është konluzioni që doli nga autopsia private e kërkuar nga familja e të ndjerit.

    Vdekja e George Floyd shkaktoi shumë trazira që u filluan në Minneapolis dhe u përhapën në të gjithë Amerikën.

    Në shumë qytete amerikane ka pasur djegie makinash dhe thyerje dyqanesh.

    Edhe Shtëpia e Bardhe ka marrë masat dukë përforcuar me policë gardhin rrethues të ndërtesës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!