×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është 82 vjeçari që bën i pari në botë vaksinën anti-Covid të Oxfordit

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 10:20

    Pacienti i dializës Brian Pinker, i moshës 82 vjeç, është bërë personi i parë që merr vaksinën e re anti-Covid të Oxford-AstraZeneca, pasi Britania dha miratimin e përdorimit në fund të dhjetorit. Vaksina iu bë në spitalin Universitar të Oxfordit.


    82 vjeçari u fotografua teksa i injektohej vaksina. Ai tha se ndihej vërtetë krenar që kjo vaksinë u shpik në Oxford, vendi ku ka lindur dhe është edukuar. Pasi bëri vaksinën ai tha se tani mund të presë plot shpresë që të festojë përvjetorin e 48-të të martesës me gruan e tij Shirely.

    NHS britanike pret që të vaksinohen sa më shumë persona, fillimisht kategoritë më të rrezikuara, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit.

     

    Në Britani u identifikua dhe një mutacion i ri i Covid, për të cilin u zbulua që transmetohej rreth 70% më shumë se variantet e tjera ekzistuese, por nuk ka prova se sjell sëmundshmëri më të rëndë ndaj Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!