Avioni sekret hapësinor X-37B i Forcave Ajrore të ShBA-së, u kthye në Tokë të dielën pasi qëndroi më shumë se dy vjet në orbitë.
Ky avion misterioz u ul në Tokë të Dielën pasi kaloi 780 ditë në orbitë, misioni më i gjatë në historinë e këtij testi misterioz ushtarak. Avioni hapësinor pa pilot, kreu eksperimente brenda orbitës, pas së cilës u kthye në Tokë për të prezantuar provat, njoftuan nga Forcat Ajrore, transmeton Reporteri.net.
Detajet e sakta të këtyre eksperimenteve janë një sekret që ruhen me kujdes. Në një deklaratë, Forcat Ajrore zbuluan vetëm se programi po zbatonte “uljen e rrezikut, eksperimentimin dhe konceptin e zhvillimit të operacioneve për teknologjitë e riparueshme të automjeteve hapësinore”.
Kjo është anija kozmike e pestë X-37B që është nisur në orbitë në dekadën e kaluar, me secilin fluturim më të gjatë se ai i mëparshmi, raporton CNN.
“Ekipi ynë u përgatit për këtë ngjarje. Unë jam jashtëzakonisht krenar që puna dhe përkushtimi i tyre i madh kulmon në zbarkimin e sotëm të sigurt dhe të suksesshëm të X-37B”, tha gjenerali Daug Shies. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.