×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është kryeministri i parë që vdes nga Covid-19

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 19:01

    Kryeministri i Eswatinit, Ambrose Dlamini, është bërë i pari lider botëror në detyrë që vdes nga COVID-19.


    Dlamini ndërroi jetë 4 javë pasi ishte infektuar me COVID-19 teksa u transferua në Afrikën e Jugut ku u shtrua në spital.

    Dlamini ishte kryeministër i Eswatinit ose quajtur ndryshe Swaziland që nga tetori i 2018.

    Shumë liderë botërorë e figura të shquara kanë ndërruar jetë prej COVID-19, por nuk kanë qenë në detyrë, kurse Dlamini tashmë me vdekjen e tij në moshën 52-vjeçare ka lënë vakant postin e kryeministrit në Eswatini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!