Irani goditi me dhjeta raketa tokë-tokë dy baza në Irak.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit raporton se është garda revulucionare e Irani ajo që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në krahinën e Anbarit në Irakun perëndimor
Sulmi erdhi si hakmarrje “pasi forcat amerikane vranë komandantin Qassem Soleimani”.
Pentagoni konfirmon edhe sulmin në bazën e dytë amerikane në Irak
“Dhjeta raketa tokë-tokë” kanë goditur dy baza ajrore strategjike. Sulmet janë konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
Shumë shpejt pritet që të dalin edhe detale nga ky sulm.
Presidenti Trump është duke e përjellur situatën nga afër.
“Ne jemi në dijeni për raportimet për sulmet ndaj bazave tona në Irak. Presidenti është njoftuar dhe po e monitoron situatën bashkë me ekipin e sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja e Trumpit, Stephanie Grisham në një deklaratë me shkrim.