Në kohën kur Egjipti po përballet me një valë të dytë të coronavirusit, një shkencëtar është duke programuar një robot me telekomandë, i cili mund të testojë qytetarët për COVID-19.
Gjithashtu, ai mund të matë temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse nuk mbajnë maska.
Mahmoud el-Komy, i cili projektoi robotin, të quajtur Cira-03, thotë se ai mund të ulë numrin e të infektuarve mes mjekëve, si dhe mund të parandalojë përhapjen e infeksionit, shkruan Reuters.
Roboti Cira ka tipare të njerëzve, fytyrë, kokë dhe krahë, ndërsa mund të marrë analiza gjaku, të kryejë ekokardiogramë, dhe të shfaqë rezultatet tek pacientët në një ekran të që ndodhet në gjoksin e tij.
“Unë u përpoqa ta bëja robotin të duket më njerëzor, në mënyrë që pacienti të mos frikësohet. Kështu që ata nuk ndjehen sikur një kuti po ecën mbi ta”, tha Mahmoud el-Komy.
Abu Bakr El-Mihi, kreu i një spitali privat ku po testohet roboti, tha se ata po e përdorin robotin për të matur temperaturën e kujtdo që dyshohet se kishte COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.