Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj kundër Covid-19, duke u bërë kështu shteti i parë që ka bërë diçka të tillë.
Madje, ka vaksinuar edhe shtetas të huaj që kanë hyrë në ishull.
Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10 000 personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru. Gjithashtu, është shteti i tretë më i vogël në botë, pas Vatikanit dhe Monakos.
“E urojmë grupin që është marrë me vaksinimin për këtë rekord botëror dhe të gjithë banorët që kanë kontribuar që Nauru të jetë një vend i lirë nga Covid-19”, lexohet në komunikatën e qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.