×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është terroristi nga Maqedonia e Veriut i dyshuar për sulmin në Vjenë, u raportua se ka rrënjë shqiptare

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 10:21

    Nga sulmi i mbrëmshëm në Austri, të vrarë mbetën tre qytetarë dhe një nga dorasit e këtij sulmi, prej të cilit të plagosur mbetën edhe 15 persona.


    Të shtënat e së hënës në Vjenë ndodhën në një zonë mjaftueshëm të frekuentuar, e ngjeshur përplot kafene dhe restorante.

    Gazeta austriake “Krone” shkruan se tashmë është identifikuar një nga sulmuesit e sulmit të përgjakshëm, transmeton Reporteri.

    Kjo gazetë raporton se bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me nënshtetësi austriake.

    Ai ka një dosje të madhe të veprave penale. Krone shkruan se ai u lirua nga burgu në Dhjetor të vitit 2019. Ai raportohet se ishte dënuar për formimin e një grupi terrorist dhe qëndroi në burg 22 muaj.

    Simpatizuesi i IS, i cili ishte i armatosur me një pushkë AK-47, në momentin e sulmit të përgjakshëm.

    Derisa ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar, kjo gazetë shkruan se ai ka qenë në Austri për një kohë më të gjatë.

    Ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste IS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

    Ndryshe, pak më parë gazetari hulumtues austriak Florian Klenk, duke shkruar në lidhje me sulmin ka thënë se një nga sulmuesit mund të ketë rrënjë shqiptare. Ai në Twitter ka shkruar se terroristi i Vjenës është 20 vjeçar.

    https://twitter.com/florianklenk/status/1323525909920555008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323525909920555008%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Fbote%2Fgazetari-austriak-sulmuesi-terrorist-ne-vjene-ka-rrenje-shqiptare%2F

    Ndryshe, zyrtari më i lartë i sigurisë i Austrisë tha se autoritetet besojnë se bëhej fjalë për disa persona të armatosur dhe operacioni policor është duke vazhduar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!