×
  • Lajme
  • Botë

    Ky është vrasësi më i madh serik në historinë e SHBA-së, i vrau 93 njerëz

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 10:05

    Byroja Federale e Hetimeve e ShBA-së, e njohur më shumë si FBI, ka thënë se i burgosuri Samuel Little, i cili ka pranuar se i ka vrarë 93 njerëz në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, tashmë cilësohet si vrasësi më i madh serik në historinë e këtij shteti.


    Little, i cili ndodhet në burg nga viti 2012, tha para hetuesve vitin e kaluar se ai është përgjegjës për rreth 90 vrasje në mbarë vendin nga viti 1970 deri në vitin 2005.

    Sipas një njoftimi të FBI-së, analistët federalë të krimeve besojnë se të gjitha rrëfimet e tij janë të besueshme dhe zyrtarët deri tash i kanë vërtetuar 50 raste që ai i ka përshkruar.

    Burri 79 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm të shumëfishtë dhe është duke e vuajtur dënimin në Kaliforni. Ai thotë se viktimat i ka mbytur duke i shtrënguar në fyt dhe gati të gjitha ishin gra, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Në gusht të këtij viti, ai u deklarua fajtor për vrasjen e katër grave në Ohio. Ai u dënua për tri vrasje në vitin 2013 dhe u deklarua fajtor edhe për një vrasje tjetër vitin e kaluar në Teksas.

    Ky person kishte pasur probleme me drejtësinë që nga viti 1994, kur ishte dënuar për vjedhje të lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!