Spanja pas rënies së rasteve të infektuara me koronavisur ka lehtësuar masat dha ka nxjerrë rregulla të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që klubet e natës të rifillojnë aktivitetin e tyre, por duke respektuar disa rregulla strikte.
Ajo ka vendosur që të mos lejohet kërcimi dhe hapësira në klub të përdoret për të vendosur tavolina dhe karrige për t’u ulur klientët.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak pronarëve, sepse arsyeja më e madhe që të rinjtë shkojnë nëpër klube nate është për të kërcyer.
Autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.