×
  • Lajme
  • Botë

    Ky shtet po shënon rekord botëror të rasteve me COVID-19

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 8:33

    Vala e dytë e koronavirusit në Indi vazhdoi ta kaplojë shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë.


    Atje u regjistruan hiç më pak se 161 mijë e 736 raste për 24 orë. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.69 milionë persona.

    Kjo shifër e bën Indinë vendin e tretë më të prekur në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 879 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit në Indi shkoi në 171.058, shkruan Reuters, transmeton Express.

    Shifra ditore e rasteve e ka kaluar kulmin e valës së parë të pandemisë, e cila u shënua në shtatorin e vitit të kaluar. Për këtë arsye, autoritetet në shumë shtete kanë urdhëruar masa të reja izoluese për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.India ka një ndër shifrat më të larta të personave të vaksinuar për Covid.

    Sidoqoftë, shifra prej dhjetëra milionësh është akoma modeste në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë – 1.35 miliard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!