Agjencia e lajmeve sllovake TASR raporton se ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të bëhet këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Këtë e ka konfirmuar presidenti sllovak, Peter Pellegrini, gjatë qëndrimit në Tiranë.
Sipas Pellegrinit, Lajçak është bërë këshilltar për çështjet e sigurisë së rajonit.
“E informova presidentin se Përfaqësuesi i Lartë aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në rajon”, ka deklaruar Pellegrini, duke shtuar se për këtë arsye qeveria shqiptare ka një person të afërt me qeverinë sllovake për dialog.
Lajçak gjithë jetën e tij profesionale e ka kaluar në poste të ndryshme diplomatike, duke përfaqësuar jo vetëm Sllovakinë, por edhe Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Ai shërbeu si i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi. Në të kaluarën, ai ka shërbyer edhe si ambasador në Rusi, Japoni dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai shërbeu si ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë disa herë dhe kryesoi Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.