×
  • Lajme
  • Botë

    LAJMI I FUNDIT nga BBC: Oxford zbulon vaksinën kundër coronavirusit

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 16:21

    Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.


    Në testim ishin të përfshirë 1,077 persona, ku u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.

    Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët që të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër.

    Bëhet e ditur se Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.

    Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të pashembullt. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!