Spitaleve në Angli u është thënë të përgatiten për të marrë vaksinën e koronavirusit brenda 10 ditëve të ardhshme, me punonjësit e shërbimit kombëtar të shëndetësisë që do të jenë të parët që do të vaksinohen.
Sipas Guardian, shefat e spitaleve në Angli kanë thënë se mund të marrin sasinë e parë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe Biontech duke filluar nga e hëna e 7 dhjetorit, me miratimin nga rregullatorët që pritet të mbërrijë brenda pak ditësh.
Sipas burimeve në disa spitale të Anglisë, sasitë e para të vaksinave pritet të mbërrijnë atje më 7.8 ose 9 dhjetor.
Fillimisht do të vaksinohet stafi me banorët e shtëpive të kujdesit dhe personat mbi 80 vjeç që duhet të presin.
Kjo, pavarësisht se këto dy grupe janë klasifikuar nga qeveria si prioritare për imunizimin ndaj Covid-19, pasi janë edhe më të rrezikuarit të gjejnë vdekjen nga sëmundja. Por, natyra e vaksinës së Pfizer-it duket se ka çuar në një rishikim të strategjisë. Përbërja e saj e bën të vështirë transportin e vaksinës dhe si e tillë ajo nuk mund të transportohet lehtësisht nga stafi i spitaleve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.