Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar përdorimin e një kombinimi të dy ilaçeve, të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar se përdorimi i tyre së bashku jep efekt në shkurtimin e kohës së virusit në trupin e pacientëve të cilët infektohen nga Covid-19.
Një studim i ri ka gjetur se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmundjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qëndrueshmërinë e virusit te pacientët.
Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilaçe.
Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.
Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezultuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.