Një raketë e lansuar nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të qytetit izraelit Ashkelon gjatë një vizite të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka detyruar pjesëtarët e sigurimit që për pak kohë ta dërgojnë në strehimore, raportojnë mediat izraelite.
Ushtria izraelite ka konfirmuar lansimin e raketës mbi Ashkelon, që është 12 kilometra larg enklavës palestineze, por ishte sistemi mbrojtës kundër-raketor që e shpërtheu atë në ajër.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Gazë që kontrollohet nga njerëzit e Hamasit. Në anën tjetër televizionet izraelite kanë transmetuar momentin, kur Netanyahu që mbante fushatën largohet nga skena pas alarmit për lansimin e raketës.
Siç raportohet ai është dërguar në një strehimore pasi janë dëgjuar sirenat për sulm ajror, por më pas ai i është kthyer fushatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.