Disa pamje vërtetë shqetësuese janë publikuar online, ku shfaqet një i mitur teksa kërcënon, ofendon dhe godet një efektiv policie në St.Paul të Minesottës.
Ngjarja u regjistrua javën e kaluar teksa policët kishin shkuar në zonë për të kërkuar një të dyshuar për vrasje.
I mituri që sulmon policin është mes një grupi fëmijësh mes të cilëve duket dhe një vajzë me pelena.
“Largohu që këtu qelbësirë” dëgjohet djali që kërcënon efektivin dhe më pas e qëllon me grusht.
Fëmijët vazhdojnë të godasin policin me grushtet e tyre të vegjël, ndërsa oficerët shihen duke u përpjekur t’i qetësojnë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar debat në opinionin publik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.