×
  • Lajme
  • Botë

    Lavrov provokon nga Serbia, fotografohet në aeroport me simbolin e tre gishtave

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 12:33

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përfundoi vizitën e tij zyrtare në Serbi  teksa u nis në drejtim të aeroportit Nikola Tesla i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm serb.


    Me të hipur në aeroplan, Lavrov është fotografuar teksa bën shenjën e tre gishtave: Zot- Mbret-Atdhe, çka është edhe lajtmotivi i nacionalistëve serbë.

    Lavrov, i cili erdhi nga Bosnja dhe Hercegovina për një vizitë një-ditore në Serbi, fluturoi nga Beogradi në Zagreb, ku po e vazhdon turneun e tij në vendet në rajon. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!