×
  • Lajme
  • Botë

    Lavrov: Nuk është e lehtë të arrihet marrëveshja e paqes me Ukrainën

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 17:34

    Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se nuk është e lehtë të arrihet pajtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pikat kryesore të një marrëveshjeje të mundshme të paqes, e cila i jep fund luftës në Ukrainë, si dhe ka shtuar se Rusia nuk do ta lejojë veten të varet ekonomikisht përsëri nga Perëndimi.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që atëherë pati thënë se dëshiron të mbahet në mend si paqebërës, ka ripërsëritur se ai do të ndalojë “gjakderdhjen” e shkaktuar nga lufta trevjeçare në Ukrainë, por një marrëveshje ende nuk është arritur, raporton Reuters.

    “Nuk është e lehtë të pajtohen elementet kyçe të marrëveshjes. Ato po diskutohen”, ka thënë Lavrov në një intervistë për gazetën Kommersant, kur u pyet se a është arritur pajtim ndërmjet Moskës dhe Washingtonit për disa aspekte të marrëveshjes së paqes.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se si duket një marrëveshje përfituese për palët, të cilën ne kurrë s’e kemi refuzuar dhe se si duket një marrëveshje që mund të na çojë drejt një kurthi”, ka shtuar ai.

    Kremlini zyrtar ka njoftuar të dielën se është ende shumë herët për të pritur rezultate prej normalizimit të raporteve me Washingtonin.

    Lavrov ka shtuar se pozicioni i Rusisë është qartësuar nga presidenti Vladimir Putin, në qershorin e vitit të kaluar, kur ai i kishte kërkuar Ukrainës të hiqte dorë prej ambicieve të saj për t’iu bashkuar NATO-s dhe të largonte trupat ushtarake nga territoret e katër rajoneve të pushtuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!