×
  • Lajme
  • Botë / Foto/Video

    Liderë nga e gjithë bota e mijëra besimtarë morën pjesë në varrimin e Papa Françeskut

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 15:20

    Më shumë se 50 liderë shtetesh dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit papës në meshën e varrimit në sheshin e Shën Pjetrit.

    Në mesin e liderëve botërorë të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut ishin prezentë edhe ata shqiptarë.

    Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump.

    Nga Kosova po marrin pjesë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kurse nga Shqipëria po merr pjesë presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa n shkruan Reporteri.net.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump së bashku me krerët e shteteve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Ukrainës, Filipineve, Polonisë, Britanisë dhe Zelandës së Re, morën pjesë në ceremoni, ku poashtu ishte edhe presidenti i vendit të lindjes së papës, Argjentinës.

    Më shumë se dhjetëra anëtarë të familjeve mbretërore, përfshirë Princin William të Britanisë së Madhe, ishin gjithashtu të pranishëm, së bashku me rreth 224 kardinalë dhe 750 peshkopë dhe priftërinj.

    Vatikani njoftoi se 200,000 njerëz po marrin pjesë në funeralin e Papës në Sheshin e Shën Pjetrit dhe zonën përreth.

    Kurse siguria ishte tejet e madhe.

    Më shumë se 2 mijë oficerë policie u vendosur, së bashku me një sistem anti-drone dhe një zonë ndalim-fluturimi 24-orëshe mbi Romë.

    Bazilika e Shën Marisë së Madhe në Romë – është vendi i fundit i prehjes së Papës.

    Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit.

    Në testamentin e tij, papa i ndjerë kërkoi që varri i tij të mbishkruhej vetëm me fjalën: “Franciscus”.

    Kujtotjmë se Papa vdiq më 21 prill – të hënën e Pashkëve – në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!