×
  • Lajme
  • Botë

    Lideri i opozitës ruse Navalny në koma, dyshohet se u helmua

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 20:53

    Lideri i opozitës ruse Navalny është në gjendje të rëndë. Ai ka rënë në koma gjatë një fluturimi. Avioni ka bërë ulje të detyruar në Omsk dhe Aleksandër Navalny është dërguar në spital.


    Mjekët po përpiqen ta shpëtojnë.

    Dyshohet se lideri opozitar është helmuar. Stafi i tij mendon se diçka mund t`i jetë hedhur në filxhanin e çajit në aeroport. “Kjo është e vetmja gjë që ka konsumuar që nga mëngjesi”, thotë për mediat dikush nga stafi i tij. Alexei është 44 vjeç.

    Në lidhje me këtë lajm ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vërejtur situatën në Rusi. Ne po shikojmë sesi po shkon gjendja e Alexei Navalny-t.

    Zyrtarët tanë janë duke parë me vëmendje situatën atje dhe ne do të ndjekim cdo gjë që ndodh në shtetin rus. Ne nuk jemi të interesuar që të helmohet apo të sëmuret ndonjë person në botë”, tha Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!