×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Lideri sirian nuk ia zgjati dorën, reagon kryedipomatja gjermane

    Reporteri
    04 Janar 2025 | 16:24

    Refuzimi i liderit sirian për të bërë shtrëngim duarsh gjatë një vizite në Damask këtë javë ishte i parashikueshëm, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

    Incidenti megjithatë shkaktoi një debat të fuqishëm në internet mbi protokollet globale të përshëndetjes politike, si dhe etiketën “skandal shtrëngimi duarsh” nga e përditshmja gjermane Bild, pasi partnerit të Baerbock në udhëtim, ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, iu ofrua një shtrëngim duarsh, raporton Politico.

    “Ndërsa udhëtova këtu, ishte e qartë për mua se padyshim nuk do të kishte shtrëngime të zakonshme duarsh,” u tha Baerbock të premten para mediave, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Por ishte gjithashtu e qartë se jo vetëm unë, por edhe ministri i jashtëm francez nuk e ndanë këtë pikëpamje. Dhe në përputhje me rrethanat, ministri i Jashtëm francez nuk i zgjati duart”, theksoi ajo.

    Baerbock dhe Barrot janë ministrat e parë të BE-së që vizitojnë Sirinë që nga rrëzimi i regjimit të gjatë të Bachar Assad pas një ofensive rebele islamike në fillim të dhjetorit.

    Ndërsa mbërritën në Damask, ata u përshëndetën nga udhëheqësi de fakto i vendit, Ahmed Hussein al-Shar’a, i cili zgjati dorën për t’i shtrënguar dorën Barrotit, por jo atë të Baerbock.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!